A po shkarkohen kuadro që identifikohen si proeuropian, zyrtarisht ndonjë përgjigje nuk ka mirëpo burime partiake thonë se tashmë funksionon një shtab joformal që punon fshehtë për bojkot të referendumit.

Shkarkohet sekretari organizativ dhe 15 nënsekretar, e kjo sipas burimeve nga Komiteti ekzekutiv i VMRO ka qenë një nga epilogët e seancës së djeshme në KQ, e në kumtesën e partisë pas seancës nuk ka pasur ndonjë informacion lidhur me këto ndryshime vetëm se janë emëruar shtatë kryetar të komiteteve lokale si dhe dy anëtarë të komitetit qendrorë ndërsa fokusi kryesorë është vendosur në përbërjen e Komisionit për përpunimin dhe sistematizimin e ideve dhe propozimeve për programën të cilën po e drejton Trajko Slavevski ndërsa në të do të marin pjesë profesionistë të dëshmuar në sferat e tyre.

Komisioni duhet që të fillojë dhe konsultat me qëllim që të punojë programën e cila sipas kumtesës do të jap një përgjigje reale mbi nevojat e qytetarëve e në seancë nënkryetari i partisë Vlado Misajlovski është emëruar për kordinator i gjithë kryetarëve të komunave që drejtohen nga VMRO ndërsa anëtari i komitetit qendrorë Vladimir Neloski për kordinator i grupeve të këshilltarëve nëpër komuna.

Por ajo sipas burimeve patiake ka qenë temë e diskutimit nuk gjendet në kumtesë, pra referendumi, disponimi i anëtarësisë dhe ndryshimet në sekretariat. Sipas të njejtave burime nga sekretariati janë shkarkuar të gjithë ata që janë në linjë me BE dhe NATO e kryesisht ish reformatorët, sekretari gjeneral Igor Janushev nuk ka dashur të sqarojë arsyet e këtyre shkarkimeve por ka qenë se përgjigjen të kërkohet në qendrën e komunikimeve e kur është pyetur se ai është përgjegjës të jap këto sqarime shkurt ka thënë se është politikë partiake.

Loading...