Shqiptaret

Rreth 100 agjentë italianë u përfshinë në operacionin për shkatërrimin e bandës shqiptare të trafikimit të kokainës. Operacioni i koduar “Sbiff” u zhvillua ditën e djeshme, më 20 korrik, duke çuar në ekzekutimin e 16 urdhër-arresteve.

Hetimet e këtij operacioni, të nisura në fillim të korrikut të 2014, përfunduan me arrestimin e 10 shtetasve, ndërkohë që 6 të tjerë u lanë në arrest shtëpie.

Media italiane raporton se operacioni u shtri në qytetet: Viterbo, Roma, Amelia, Perugia dhe Agropoli. Operacioni i koduar “Sbiff”, emër më të cilin trafikantët përdornin për kërkesën e sasisë së drogës, u drejtua nga Policia e Viterbos dhe nga prokurori Massimiliano Siddi.

Loading...