Pesë persona janë lënë në burg pasi ishin pjesë e një grupi kriminal që shpërndante drogë në zona të ndryshme të Tiranës.
Operacioni u publikua nga Drejtori i Policisë së kryeqytetit, i cili tha se të arrestuarit janë:

– Shaqir Shtishi, 53 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve“)

– Edmond Vlashi, 48 vjeç, banues në Tiranë

– Etmir Feta, 30 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve)

– Ylber Gaxherri, 47 vjeç, banues në Tiranë.

Në kuadër të këtij procedimi penal, është identifikuar dhe arrestuar dhe shtetasi Kristo Papa, 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili bashkëpunonte me këtë grup kriminal.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se keta shtetas, nën drejtimin dhe organizimin e Shaqir Shtishit, shpërndanin lëndë narkotike në lokalet e natës në zonat e “Brrylit”, “Komunës së Parisit”, “Shkozës”, “Xhamllikut”, “Ish-Bllokut”, “Oxhakut” dhe “Unazës së Re”.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– përzierës për lëndën narkotike

– doza narkotike të llojit kokainë dhe heroinë

– telefona celular

– 3 automjete

– një sasi lekësh dhe eurosh.

Gjithashtu në funksion të këtij procedimi janë arrestuar më parë edhe shtetasit:

– Klejvi Kalivaçi, 34 vjeç, banues në Tiranë;

– Alti Zhurzhi, 51 vjeç, banues në Tiranë;

– Tedi Neziri, 35 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”);

– Jani Beja, 42 vjeç, banues në Tiranë;

– Flamur Algjoni, 49 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”)

Loading...