Sport

Shkëlqejnë Durant dhe LeBron

kevin-durant-759

Mbrëmje e pasur me ndeshje në NBA, me skuadrat e mëdha që nuk gabojnë në të dyja konferencat. Kështu në Lindje vazhdon të fitojë Cleveland Cavaliers, që në takimin e radhës mposhti 101 – 95 Sacramento Kings, me LeBron James sërisht protagonist absolut. “Ylli” i Cavs realizoi 32 pikë dhe për pak mund të kishte koleksionuar “triple-double”, duke e mbyllur takimin me 9 asist dhe 11 rikuperime. Në fakt, Kings arritën të dominonin në dy periodat e para me rezultatin 48-57, por më pas erdhi përmbysja me një rezultat fantastic 28-17 për Cavs në periodën e fundit. Për Cleveland kjo ishte fitorja e 13-radhazi. Kiry Irving vazhdon të jetë vendimtar për Boston Celtics, që mposhti 97 – 90 Dallas Mavericks. 23 pikë, 5 asist dhe 2 rikuperime ishin statistikat për Irving, duke lënë pas Barnes të Mavericks, që nuk shkoi më shumë se 19 pikë. Bostoni mbetet në krye të Lindjes me 4 fitore më shumë se Cleveland.

Ndërkohë në Perëndim nuk fal Golden State Warriors, që falë një Kevin Durant në formë të jashtëzakonshme iu imponua 87 – 101 Charlotte Hornets në “Spectrum Center”. Warriors e mbyllën praktikisht takimin që në pjesën e parë, që përfundoi 53 – 38. Mungesa e Curry-t nuk u ndie aspak, sepse suksesin e kampionëve të NBA e mori përsipër Durant, që realizoi “triple-double”: 35 pikë, 10 asist dhe 11 topa të rikuperuar poshtë koshit. Në takimet e tjera u arritën këto rezultate:

REZULTATET:
Indiana – Chicago                  98-96
Orlando – Atlanta                  110-106
New York – Memphis          99-88
Milwaukee – Detroit             104-100
New Orleans – Denver          123-114
San Antonio – Miami            117-105
Los Angeles – Minnesota     107-113

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top