Shkëmbim zjarri mes disa shqiptarëve dhe policisë në kufirin me Greqinë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kostur, kur policia greke kishte parë një grup personash që ishin duke kaluar në këmbë. Menjëherë është vënë në ndjekje të tyre.

Bëhej fjalë për një grup shqiptarësh, të moshave 20, 23 dhe 27 vjeç si dhe dy të mitur, 14 dhe 15 vjeç. Gjatë ndjekjes një prej anëtarëve të grupit ka qëlluar me armë, në ajër. Policia mësohet se ka qëlluar edhe ajo në ajër.

Gjatë ndjekjes, tre persona janë vënë në pranga dhe mësohet se janë të moshave, 23, 27 dhe 15 vjeçari, të cilët janë arrestuar. Në kërkim janë edhe 20 dhe 14 vjeçari.

Policia greke thotë se, ata bëjnë pjesë e një grupi që kryejnë vjedhje në zonat kufitare he më pas kthehen në Shqipëri.

Loading...