Nëse dëshiron të jetoni mjaftueshëm sa për të takuar stërnipat, ju bëjmë me dije se shkenca mund të ketë zbuluar sekretin e një jete të gjatë më shumë se një shekull e gjithçka varet nga karakteri dhe qëndrimi juaj.

Një studim i ri i botuar në International Psychogeriatrics zbulon se njerëzit që jetojnë më shumë se 100 vite priren të jenë kokëfortë, lehtësisht të përshtatshëm dhe pozitivë. Studimi zbuloi gjithashtu se këta njerëz kanë një etike të fortë pune dhe lidhje të ngushta me familjen, fenë dhe vendin e tyre.

Hulumtuesit morën në studim 29 banorë nga rajoni i Cilentos Itali (zonë e njohur për jetëgjatësinë e banorëve) sipas revistës Time.

Studiuesit intervistuan individët dhe familjet e tyre për të mësuar më shumë për jetën e tyre. Ekspertët gjetën që këta të moshuar ishin të gatshëm të përshtateshin me çdo ndryshim apo situatë, gjë që gjithashtu i ndihmonte ata të baraspeshonin tiparet në dukje të kundërta, si kokëfortësia dhe pozitiviteti.

“Këta njerëz kanë kaluar nëpër periudha depresioni , kanë migruar, kanë humbur të dashurit” tha autori i studimit dhe dekani i asociuar në Center of Healthy Aging at the UC San Diego School of Medicine .

“Për të “mbijetuar” , ata duhet të ishin në gjendje të pranonin jetën si t’u vinte, të ngriheshin mbi gjithçka dhe të përshtateshin me çdo gjë të re me të cilën mund të kishin kontakt.

Në dukje të parë këto tipare nuk lidhen drejtëpërdrejtë me jetëgjatësinë e një personi, por nëse mendoni më gjatë do të kuptoni që qëndrimi pozitiv ndaj jetës, pranimi i ndryshimeve, përshtatja ndaj tyre , vetbesimi dhe kokëfortësia për t’ia dalë mbanë luajnë nje rol themelor ne mireqenien mendore te njeriut.

Loading...