Mbizotëron kaosi. Kanceri tek njerëzit shumëfishohet pasi rrezatimi i pambrojtur nga Dielli shkatërron AND-në e njerëzve. Miliarda krijesa në të gjithë botën vdesin pasi hutohet aftësia e tyre për të migruar për shkak të ndryshimeve të fushës magnetike të planetit.

Në fund të fundit, vetë atmosfera e Tokës largohet për shkak të erërave diellore, siç ndodhi shumë kohë më parë me planetin Mars, kur fusha magnetike e tij u shpërnda.

Por ky nuk është një film fantastiko-shkencor. Shkencëtarët paralajmërojnë se kjo mund të ndodhë vërtetë për shkak të një revolucioni të menjëhershëm të brendësisë së Tokës, shkruan Daily Mail.

Ekipi i monitorimit me teknologji të lartë tregon mjaft shenja se polet magnetike të tokës po ndryshojnë, dhe kjo për shkak të ndryshimeve të thelbit të hekurit në zemër të planetit tonë. Nëse kjo ndodh, fusha magnetike e Tokës do të rrokullisej. Gjatë një mijë vjetësh kjo do të ndryshojë tërësisht, mbrojtja jonë jetësore magnetike do të bëhej më e dobët, dhe për rrjedhojë me pasoja katastrofike.

Shkencëtarët parashikojnë se ajo mund të dobësohet me 1/10 e forcës së saj magnetike të zakonshem, duke zvogëluar rrënjësisht mbrojtjen e Tokës kundë rrezatimit dhe grimcave të ngarkuara të energjisë që vijnë nga erërat diellore.

Dëshmia në shkëmbinjtë e hershëm, tregon se ndryshimet në fushën magnetike të Tokës kanë ndodhur dhe më parë. Nën mbulesën e ngurtë të Tokës është një shtresë e hekurit të lëngshëm që mbahet i tillë për shkak të nxehtësisë që depërton nga sipërfaqja e Tokës. Janë pikërisht rrymat e lëvizshme të këtij metali që veprojnë si një elektromagnet gjigant.

Sipas Agjencisë Europiane të Hapësirës, (ESA) procesi besohet të marrë disa shekuj në terma njerëzorë.

Dëshmia tregon se ndryshimi i ardhshëm është tashmë në proces. Mburoja magnetike e Tokës aktualisht po dobësohet dhjetë herë më shpejt se sa mendohet më parë, në 5 përqind për dekadë, sipas të dhënave satelitore të mbledhura nga ESA.

Fusha magnetike po dobësohet veçanërisht në Amerikën e Jugut, një zonë që shkencëtarët e quajnë anomalia e Atlantikut të Jugut.

Të dhënat nga monitorimi i ESA kanë zbuluar gjithashtu ‘aktivitet të shqetësuar’ në rrymat e hekurit të lëngshëm nën sipërfaqen e Tokës, gjë që sugjeron se fusha mund të jetë gati të ndryshojë.

Loading...