Kuriozitete

Shkencëtarët: Vitin e ardhshëm vjen makina fluturuese

auto_1-272-780x4391494923716

Gjiganti japonez i automobilizmit “Toyota”, vendosi të marrë pjesë në financimin e një projekti të veturave fluturuese, i zhvilluar nga një grup të rinjsh inxhinierë, të cilët ëndërrojnë që kjo veturë të ndezë flakën olimpike të Lojërave Olimpike të Tokios, në vitin 2020.

Ky grup, i krijuar në vitin 2012 nën emrin e Cartivator, njoftoi këtë fundjavë se kishte marrë një ndihmë prej 42,5 milionë jen (rreth 34.5000 euro) në tre vitet e ardhshme nga ana e 15 mijë kompanive të grupit “Toyota”, përfshirë dhe vetë prodhuesin.

Inxhinierët e përfshirë, të ardhur nga shoqëri të ndryshme, thonë se e kanë zhvilluar veturën fluturuese SkyDrive, në kohën e lirë.

“Deri në vitin 2018, ne parashikojmë të përfundojnë një prototip”, theksoi Tsubasa Nakamura, përgjegjësi teknik e Cartivator, me objektivin për të ndezur flakën e ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike 2020.

SkyDrive me një gjatësi prej 2,90 metra dhe 1,30 metra gjerësi mund të fluturojë me 100 kilometra në orë në një lartësi 10 metra dhe të ecë në tre rrota me 150 kilometra në orë me një drejtues në bord.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top