Shkencëtari 104-vjeçar australian të enjten i jep fund jetës vullnetarisht në Zvicër

Shkencëtari më i vjetër në botë, ka mbërritur në Zvicër në disponim të mirë, pak ditë para se të përfundojë jetën e tij në një klinikë për vetëvrasje të asistuar.

Botuesi dhe ekologu i lindur në Britani, David Goodall, ateroi në Basel pas fluturimit nga Bordeaux, Francë, ku ai i tha lamtumirë familjes së tij.

Një gazetar e pyeti nëse planifikon të vazhdojë me planin për vetëvrasjen e tij, të enjten. Goodall me entuziazëm u përgjigj: ‘Oh po, për këtë jam këtu!’.

Duke folur nga karroca e tij ai vazhdoi, “Unë jam i kënaqur që kam arritur dhe do të jem edhe më i kënaqur kur hapat e mëtejshme të udhëtimit tim të përfundojnë. Për shembull: kur të arrijë në hotel dhe kur ta takoj mjekun”.

Ai shtoi, “Kur dikush kalon moshën 50 ose 60 vjeçare, duhet të jetë i lirë të vendosë për veten nëse dëshiron të jetojë apo jo”.

I kthjellët dhe me humor, Goodall përsëri e shpreh zhgënjimin e tij që nuk është më aq i lirë ose i lëvizshëm, në vitet e fundit të jetës së tij ashtu siç ishte dikur.

Edhe pse nuk vuan nga ndonjë sëmundje terminale, ai tha se shpresonte që udhëtimi i tij për përfundimin e jetës së tij në Zvicër, ku lejohet vetëvrasja e asistuar, do të ndryshonte mendjet e ligjvënësve në Australi.

“Unë mendoj se kemi një rrugë mjaft të gjatë për të shkuar. Do të doja të shihja ndryshimin e sistemit, por dyshoj se do të ndodhë brenda dhjetë viteve të ardhshme “, tha ai.

Loading...