Shkëndija barazoi në Gjorçe, mendjen te ndeshja me Rosenborg-un

Pas barazimit në ndeshjen e parë në derbin kundër Vardarit (2-2) në Tetovë, kampionët e vendit, Shkëndija, sërish ka barazuar, tani ndaj Makedonija GJP 0-0, në takimin e javës së dytë, të zhvilluar në Gjorce Petrov, të dielën pasdite.

Shkëndija edhe pse udhëtoi me ambicie për të shënuar fitore në fund u deshën të kënaqen me një pikë.

Kuqezinjtë kanë mundur të kthehen me tre pikë sikur sulmuesi Nafiu të shndërronte në gol rastin krijuar para portës kundërshtare.

Kjo ndeshje ishte si një provë gjenerale para ndeshjes së parë të play-off të Ligës së Europës kundër norvegjezëve të Rosenborg, të enjten në Triondheim.
foto;ekipa.mk

 

Liga e parë, java e dytë
Rezultatet:

Renova-Vardar                              0-1
Shkupi-Pobeda                              0-0
Bellasica-A.Pandev                       0:2
Makedonija GJP-Shkëndija          0:0

Rabotnicki-Sileks                          2:1

Tabela:A.Pandev 6, Vardar 4, Pobeda 4, Rabotnicki 3, Renova 3, Shkëndija 2, Shkupi 2, Sileks 1, Makedonija GJP 1, Bellasica 0 pikë.

Loading...