Shkëndija deklasoi Renovën, 5-0

Shkëndija fiton bindshëm 5:0 Renovën në kuadër të xhiros së 26-të në LPFM. Realizojmë një herë me Eminin, ndërsa nga dy gola shënojnë Radeski e Shefiti. Zejnullai kthehet të luajë pas pauzës shkaku i lëndimit, ndërsa me 16-të vite debuton Leart Sadriu. Kuqezinjtë nuk pranojnë gol 7-të ndeshje me rradhë në kampionat.

Shkëndija shfaqet bindëse dhe fiton 5:0 në duelin lokal me Renovën në kuadër të xhiros së 26-të në LPFM edhe pse duhej të luajë me mungesa të rëndësishme në formacion (Hasani, Alimi e Wakili të lënduar, ndërsa Ibraimi e Adili të pezulluar).
Kuqezinjtë zhvilluan një pjesë të parë shumë të mirë, me lojë luftarake dhe te rjedhshme që rezultoi me tre gola në rrjetën kundërshtare. Bojku e Emini sollën paralajmërimet e para drejt portës së Renovës, mirëpo ndryshim nuk pati deri në minutën e 23-të kur erdhi goli i epërsisë. Pas një ndërprerje që solli rëmujë në zonën kundërshtare, Emini ishte me fat kur topi i’u kthye të shënojë me kokë pasi paraprakisht Kobetiq ndali tentimin e tij me këmbë. Këtu lojtarët kuqezi sikur fituan krahë dhe sulmet tanimë ishin më konkrete. Në minutën e 31 aksion i bukur i Shkëndijës, Shefiti drejton topin për Radeskin i cili me një të majtë të fortë shënon gol të bukur për 2:0. Pesë minuta para pauzës erdhi edhe goli i tretë. Junior depërton në të djathtë dhe asison për Shefitin, me sulmuesin e ri që çon shifrat në 3:0, rezultat me të cilin u shkua në pushim. Duke llogaritur epërsinë e lartë nga pjesa e parë, fraksioni i dytë solli më shumë menaxhim nga kuqezinjtë që gjithsesi vazhduan të dominojnë. Shefiti dhe Emini i’u afruan më shumë portës por pa mundur të shënojnë, ndërsa Renova goditjen e parë në kornizën e portës e sollën pas një ore lojë, kur Zahov kontrollon lehtë topin. Në minutën e 68-të në lojë u inkuadrua Arbin Zejnullai, duke shënuar rikthim në terren pas pauzës 4 mujore shkaku i lëndimit. Pas një periudhe të qetë, Shkëndija “ndryshon shpejtësinë” në 20-të minutat e fundit kur sjell edhe dy gola tjerë. Fillimisht Marjan Radeski në minutën e 72-të sjell një tjetër perlë kur me golin e dytë personal rrit epërsinë në 4:0, ndërsa katër minuta më vonë (76′) golin e dytë në këtë ndeshje shënon edhe Shefit Shefiti pas një tjetër asisti të Juniorit. Pak para se të vinte goli i pestë trajneri Osmani bëri zëvendësim të dyfishtë, duke tërhequr nga loja Radeskin e Bejtullain, ndërsa në lojë inkuadroi Todorovskin e Sadriun. Për këtë të fundit kjo ishte paraqitja e parë në një ndeshje zyrtare me Shkëndijën, duke debutuar në fanellën kuqezi me 16-të vite. Deri në fund nuk pati ndryshim, me Shkëndijën që koleksionon fitoren e 21 sezonale dhe çon në 18-të diferencën me skuadrën e vendit të dytë.

SHKËNDIJA-RENOVA 5:0 (3:0)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Shikues: 
2 000
Arbitër: Aleksandar Stavrev
Arbitra anësorë: Marjan Kirovski dhe Dejan Kostadinov
Delegat: Milorad Trençevski
Golashënues: Emini 23′, Radeski 31′ dhe 72′, Shefiti 40′ dhe 76′ (Shkëndija).
Kartona të verdhë: Bojku dhe Bejtullai (Shkëndija), ndërsa Nafiu dhe Stojanovski (Renova)
Karton i kuq: /
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai (Sadriu 75′), Cuculi, Totre, Shefiti, Radeski (Todorovski 75′), Musliu, Murati, Junior, Bojku, Emini (Zejnullai 68′).
Trajner: Qatip Osmani
RENOVA: Kobetiq, Stojanov, Neziri, Jusufi, Nuhi, Velija, Gafuri, Stojanovski (Meireles 50′), Mishkovski, Temelkov (Sadiki 64′), Nafiu (Kadriu 56′).
Trajner: Vllatko Kostov

LPFM, java 26-t, rezultatet
Shkëndija-Renova 5-0
A.Pandev-Vardar 1-1
Pobeda-Skopje  0-1
Rabotnicki-Sileks 2-0
Shkupi-Pelister (e shtyrë)

Renditja: Shkëndija 66, Vardar 48, Sileks 40, Rabotnicki 32, A.Pandev 31, Shkupi 29, Renova 28, Pobeda 25, Pelister 24 (-1), Shkupi 24 pikë.

 

Loading...