Shkëndija do të lirohet nga Wakili?!

Alma Wakili sipas të gjitha gjasave do të përfundoj qëndrimin e tij te Shkëndija. Mbrojtësi i majtë erdhi në Tetova nga Trakai në janarin e vitit të kaluar, por ka shumë mundësi që në të ardhmen të mos vesh fanellën e kuqezinjve.

Nëse Shkëndija do të liroj Wakilin do të shihet në ditët në vijim, pasi ai nuk ishte pjesë e ekipit as në Salzburg.

Ndërkohë, Shkëndija në radhët e veta solli mbrojtësin Gledi Mici nga Shqipëria. Si duket vendimtare për largimin e Wakilit ishte paraqitja e dobët e tij në ndeshjen e kthimit kundër TNS-së (4-0), ku të gjithë lojtarët ishin të dobët, por nigeriani ishte më i dobëti.

Loading...