Shkëndija e ka fituar Vardarin në mes të Shkupit me rezultat 3-2, në kuadrin e javës së 28-të në LPFM dhe tani tetë javë para përfundimit të kampionatit ka 23 pikë më shumë se skuadra shkupjane. Sipas lojës rezultati ka mundur të jetë edhe më i thellë. Golat për kampionët e rinj I shënuan Ibraimi (2) dhe Visar Musliu, kurse Kolevski dhe Bllazevski nga penalltia realizuan për Vardarin. Ibraimi në minutën e gjashtë zhbllokoi rezulttatin në 0-1, ndërsa barazoi Kolevski në të 43-ën. Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë. Në fillim të pjesës së dytë, referi Stojcevski akordoi penallti për vendasit të cilën e realizoi Bllazevski për 2-1. Gëzimi i futbollistëve të Vardarit zgjati vetëm 6 minuta pasi Ibraimi me një supergol nga gjuajtja e lirë për barazim të rezultatit në 2-2. Ndodhi kjo në minutën e 52’. Për përmbysje të rezultatit u përkujdes mbrojtësi Visar Musliu në minutën e 59-të. Ky rezultat mbeti deri në fund dhe Shkëndija festoi fitoren dhe me siguri edhe titullin. Të dielën e ardhshme në Tetovë në ndeshjen kundër Shkupit i nevojitet vetëm një pikë për tu shpallur kampion i ri i Maqedonisë.

Loading...