Shkëndija humbi dy penallti, portieri Hansen hero i Rosenborgut (Video)

Për të tretin vit radhazi ëndrra e Shkëndijës për të luajtur në fazën e grupeve të Europa Leauge merr fund në fazën play-off. Rezultat gënjeshtar ai i ndeshjes së kthimit ndaj norvegjëzëve të Rosenborgut në Shkup. Miqtë triumfuan me shifrat 0-2 dhe shkuan në grupe por ndeshja e transmetuar drejtpërdrejt në Supersport u dominua nga skuadra e Qatip Osmanit e cila u tradhëtua nga dy sulmuesit e saj kryesorë Ibraimi dhe Emini dhe në fund norvegjezët ndëshkuan skuadrën shqiptare. Dy penallti të humbura nga Shkëndija me Ibraimin dhe Eminin nga një për çdo pjesë të dyja të pritura nga portieri i Rosenborgut Hansen i cili ishte heroi i padiskutueshëm i miqëve me të tjera pritje vendimtare sidomos ajo në fillim ndaj Totres dhe ajo ndaj goditjes nga distanca të Ibraimi pak minuta pas penalltisë së humbur nga Emini në pjesën e dytë. Një lojë shumë e mirë ajo e skuadrës tetovare por shumë raste të shpërdoruara ashtu si në ndeshjen e parë me Shkëndijën që i jep lamtumirën  Europës sërish në fazën play-off të Europa League. Golat për Rosenborgun u realizuan nga Hovland dhe Reginiussen në minutat 67 dhe 84.

Shkëndija-Rosenborg 0-2 (1-3)

GOL: Hovland 67′, Reginiusen 83′

Reginiusen 83′

Hovland 67′

Penalltia e dytë humbur në minutën 48′

Penalltia e humbur në minutën 19′

 

Formacionet:

Shkëndija: Zahov, Mici, Musliu, Bejtulai, Murati, Totre, Alimi, Emini, Nafiu, Junior, Ibraimi. Trajner: Qatip Osmani.

Rosenborg: Hansen, Hedenstad, Hovland, Regiuniusen, Meling, Konradsen, Lundemo, Jensen, Jebali, Bendtner, Levi. Trajner: Rini Kolen.

Loading...