Shkëndija iu ka hyrë në zemër skocezëve!

SkocezEdhe përkundër eliminimit pa humbje nga Aberdden në turin e parë kualifikues të Ligës së Europës, Shkëndija ka lënë përshtypje shumë pozitive në opinionin sportiv skoces, raporton “Lajm”.
Komentatori i televizionit sportiv skaj sport, ishlojtari i Neëcastle, Nolberto Solano, ka lavdëruar lojën e ekipit të Shkëndijës.
“Sinqerisht, kur më ndanë të komentoj këtë ndeshje, prita se Aberdeen do ta thyej Shkëndijën, pasi ekipi skocez ishte favorit i madh në letër, mirëpo në fushë ishte krejt ndryshe. Mysafiërt e krijuan raste dhe konrolluan lojën. Mua personalisht më lanë përshtypje të mirë dhe tani e tutje do ta ndjek më shumë. E kanë merituar të kalojnë në turin tjetër, mëkat që nuk ndodhi”, tha Solano. Shkëndija u eliminua falë golit të pranuar në Shkup (ndeshja përfundoi 1-1), ndërsa në Skoci nuk pati gola./lajm/.

Loading...