Kuqezinjtë bëjnë hapin e rradhës drejt sigurimit të titullit të kampionit në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, pas fitores bindëse 5:0 përballë Renovës në kuadër të xhiros së 26-të. Me mungesa të disa lojtarëve titullar në formacion (Hasani, Ibraimi, Alimi, Adili dhe Ëakili), kuqezinjtë shfaqën inspirim në fushë me futbollistët që treguan se janë të gatshëm kurdo që tu jepet shansi për të luajtur. Kjo ka lënë të kënaqur trajnerin Osmani që vlerësoi paraqitjen dhe fitoren bindëse të skuadrës, reagimin e futbollistëve që morrën besimin për të luajtur, debutimin e Leard Sadriut, rikthimin e Arbin Zejnullait dhe serinë prej 7-të ndeshjeve të njëpasnjëshme në kampionat pa gol të pranuar.

“Fitore bindëse e arritur me lojë të mirë e cila rezultoi me pesë gola. Shkëndija sot luajti ndoshta ndeshjen më të mirë në këtë gjysmëkampionat. Shkëndija duhet çdoherë të luajë kështu, pasi kishte aksione të bukura dhe gola ashtu që jam i kënaqur dhe uroj lojtarët për fitoren e arritur”, deklaroi trajneri Qatip Osmani.

Loading...