Shkëndija i është kthyer fitoreve në Tetovë. Sot pasdite, kuqezinjtë deklasuan Makedonija GJP me rezultat 5-1, në javën e 11-të në LPFM.

Golat për Shkëndijën i kanë shënuar: Musliu, Ibraimi (2) dhe Nafiu (2), kurse Kirovski për mysafirët.

 

Futbollistët e trajnerit Qatip Osmani kanë shfrytëzuar barazimin e Vardarit me Renovën dhe tani i janë afruar në vetëm minus dy pikë.

Në javën e ardhshme, tetovarët do të luajnë me Bellasicën në Strumicë.

Loading...