Shkëndija nuk rri rehat: Në prova ka ardhur mbrojtësi kroat, Matija Shpiçiç

Prej ditës së martë futbollistët e Shkëndijës janë në pushim të merituar, megjithatë drejtuesit e klubit nuk rrinë të qetë.

Tetovarët janë në kërkim të një mbrojtësi. Bëhet fjalë për kroatin 29-vjecar Matija Shpicic, shkruajnë portalet maqedonase, transmeton gazeta Lajm.

Gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur për Zagrebin, Istra, Sibir Novisibirsk, Inter Baku, Osijek, Dinamo Tbiliso dhe Visla Krakov. Në muajt e fundit për shkak të lëndimit nuk ka luajtur askund. Shkëndija do të dimëroj në vendin e parë në ligën e parë me 46 pikë, duke shënuar 15 fitore, një barazim dhe dy humbje./lajm

Loading...