Sport
23/11/2015 15:35:48

Shkëndija s’e shfrytëzoi humbjen e Vardarit, Renova i mori pikë

shkendija1

Derbi tetovar, Renova – Shkëndija, i zhvilluar të hënën pasdite në Kërcovë ka përfunduar pa gola, 0-0. Në këtë mënyrë Shkëndija nuk ia doli të shfrytëzoj humbjen e Vardarit të dielën kundër Turnovës, duke ngecur dy pikë në renditjen tabelore. Pas javës së 15-të, Vardari ka 36 pikë, ndërsa Shkëndija 34, por gara do të vazhdoj në luftë për titullin e kampionit të dimrit, shkruan gazeta “Lajm”.

Ndeshja u luajt në Kërcovë, pasi dueli i paraparë për të dielën në Bogovinë nuk u zhvillua për shkak të terenit me ujë.
Në një ndeshje kryesishtë të barabartë, kuqezinjtë dominuan më shumë në pjesën e dytë, por assesi të thyejnë “gjipsin” e Renovës. Bardhekaltrit në pjesën e parë patën disa raste më konkrete, por nuk i realizuan, ndërsa në mbrojtje u treguan të fortë, dhe me meritë e rrëmbyen një pikë, në takimin që konsideroheshin si nikoqir.

Në gjysmëlojën e dytë, Shkëndija përmes Ibraimit e pati mundësinë më të mirë, kur doli ballë për ballë me portierin, i cili arriti ta mbrojë gjuajtjen e tij. Në vazhdim të lojës edhe Junior pati dy mundësi të mira por gjuajti jashtë portës. Në fund të takimit edhe Renova kërcënoi seriozisht portën kundërshtare, mirëpo nuk qenë të suksesshëm duke u ndarë të kënaqur me një pikë. Skuadra e trajnerit Qatip Osmaini tani ka 17 pikë.
Në javën që vjen Renova do të luaj si mysafire me Vardarin në Shkup, kurse Shkëndijën e pret përballja me Rabotnickin. Mirëpo, para kësaj ndeshje kuqezinjtë e tetovar do të luajnë ndeshjen e parë cerekfinale në kupën e Maqedonisë kundër Vardarit, e cila ndeshje do të zhvillohet të enjten sipas të gjitha gjasave në Çair. /lajm

To Top