Futbollistët e Shkëndijës mbrëmë (e martë) shkelën terrenin e stadiumin, ku sot (ora 19:00) do të zhvillojnë ndeshjen e parë të raundit të tretë të eliminatoreve të Champions League kundër Red Bull Salzburgut.

Lojtarët provuan terrenin me entuziazëm për të kryer seancën e fundit stërvitore në një impiant fantastik para duelit me gjysmëfinalistin e edicionit të fundit të UEFA Europa League.

Ashtu si parasheh rregullorja seanca stërvitore ishte e hapur për mediat vetëm në 15-të minutat e para kur lojtarët kryen ushtrime të lehta dhe nxemjen e nevojshme. Më vonë trajneri zhvilloi pjesën e paraparë tekniko taktike, duke kryer përgatitjet e fundit para sfidës së parë me Red Bull Salzburgun. Si që kemi njoftuar më herët, për lojë do të konkurojnë edhe Gledi Mici, i rikuperuari Besmir Bojku, si dhe i riu Leard Sadriu, ndërsa me ekipin nuk ka udhëtuar Alma Ëakili.

Loading...