Shkodran Tolaj, i njohur tashmë në skenën tonë si emër i cili biografinë e tij artistiike e ka të bazuar në profesionalizëm dhe përkushtim i cili në përvjetore dhe data të rëndësishme kombëtare, vazhdimisht ka ditur të sjell vepra të cilat do ti rezistojnë kohës. Kështu nga ky artist mbahen mend balada “Njeriu” dedikuar presidentit Rugova,, më pas dy këngë të fitores së Kërcovës “Shqipet e Uskanës” dhe “Kërcovari” si dhe kënga dedikuar dhjetë vjetorit të shtetit të Kosovës “Gjaku I Kastriotit” që u publikua në vigjilje të 17 shkurtit. Por si duket rrugëtimi I suksesshëm I Shkodranit, sa vjen e bëhet më I ngjeshur.

Pikërisht me 5 mars në 20 vjetorin e “Epopesë së UCK-së” ai ka sjellur një projekt shumë profesional I cili sjell figurën e heroit legjendar Adem Jashart, simbolit të qëndresës dhe krenarisë kombëtare. Duke dashur që figura e legjendarit të ngritet në piedestal, Tolaj ka vendosur që kënga ti takojë stilit të artit elitor-klasikes, e mbi këtë bazë muzikore edhe teksti I shkruar nga Ilir Shaqiri, orkestrimi nga Damir Imeri, orkestra e përbërë nga 50 instrumentistë I kanë dhënë ngjyrat institucionale kësaj vepre. Një pjesë e xhirimeve të videoklipit janë realizuar në Prekaz, pikërisht tek memoriali “Adem Jashari” ku artisti na paraqitet me rroba të trupave të mbrojtjes së Kosovës dhe dy flamujt, atij të Kosovës e Shqipërisë, simbole këto që tregojnë se shqiptarët janë të pandashëm. Pjesa e dytë e xhirimeve është kryer në Shkup, në studion franceze, pranë TVM-së.

“Heroi I zmerës sime” dedikuar marsit të madh dhe legjendarit Adem Jashari, tashmë një vepër e realizuar enkas nga artisti Shkodran Tolaj, të cilën mund ta ndiqni në kanalin “Arkiva”.”Heroi I zemrës sime” dëshmon se Shkodran Tolaj, është artisti I përvjetoreve të mëdha.

Loading...