Shkrimtarja simpatike tregon emrin e politikanit shqiptar me të cilin ka qenë e dashuruar, ja kush është! (Foto)

Ajo nisi të shkruajë në Paris, kur ishte 29 vjeç. Arsyeja që romanet e saj nuk kanë ardhur në gjuhën shqipe për lexuesin shqiptar, kanë një shkaktar. Ai quhet EDI RAMA.
Po flasim për shkrimtaren që do të shohë të vërtetën lakuriqe, pa maska, dhe që dje, erdhi përballë publikut shqiptar tek “Letërsia dhe Qyteti”, Ornela Vorpsi.
Nuk e ka fshehur kurrë simpatinë që ka për mikun, ish-pedagogun e saj të dikurshëm Edi Rama, aq sa e tha publikisht se projekti i përkthimit të veprave të saj në shqip i ishte premtuar nga kryeministri. Por që ky i fundit, me punët e shumta politike që ka, nuk ka gjetur kohën të ulet e të përkthejë Ornelën në shqip.

E ftuar sot në COD, në ambientet e kryeministrisë, ku do të ketë të parën ekspozitë personale vetjake në Shqipëri, “Providence”, Ornela, rrëfen për miqtë e librit, afërsinë, por edhe distancën që ka krijuar me mikun e saj, Edi Rama.
“Unë Edin e kam takuar në moshën 18 vjeç në Institutin e Arteve. Vija nga një familje që babain ma futën në burg, dhe pa vdekur Enver Hoxha, nuk më lejohej të ndiqja Akademinë e Arteve. Pas vdekjes së tij, nisa studimet aty ku doja. Dhe u gjenda në Akademi, kur Edi ishte pedagog. Ishte vetëm 22 vjeç, dhe ishte aq i aftë, sa e kishin mbajtur në Katedër” rrëfen ajo pasditen e djeshme.
“Edi, ishte dukshëm në distancë të jashtëzakonshme me ç’të ofronte Shqipëria atëkohë. Ndoshta i kishte edhe mundësitë. Por sido që të jetë. Ai kishte karizmën, sharmin dhe kishte lexuar jashtë mase. Për mua, humnera mes Edit dhe profesorëve të tjerë ishte e madhe”, rrëfen Ornela, për artistin kryeministër që sot do ta presë në COD për ekspozitën e parë të saj në vendin ku lindi.

“E kush nuk e donte Edin?” pyet ajo në mënyrë retorike. “Me Edin, isha e dashuruar në mënyrë platonike. Ai nuk më ka dashur. Si njeri, për mua, ka qenë një gjeni”, dhe salla shpërthen duke qeshur nga sinqeriteti pa dorashka i vajzës bukuroshe, sot 49 vjeç, nënë e një vajze 9 vjeçare.
“Duhet ta dini, që kur ishte në Paris, magjepsi gjithë Parisin. Sepse ai ka elokuencë dhe kulturë të gjithanshme. A mendoni, a kishte në atë kohë një njeri aq të ri dhe aq të ditur që fliste për filozofinë e Martin Heidegger (filozof gjerman, më i njohuri dhe më i rëndësishmi për shekullin e 20-të – shënim i redaksisë)” thotë Ornela Vorpsi, ndërsa nuk fsheh admirimin për Edi Ramën, artist.

Por, ngacmimit të gazetareve për të vlerësuar Edi Ramën si politikan, Ornela i shmanget, por me takt.

“Unë kam 27 vjet që jetoj jashtë vendit. Nuk e njoh Edin si politikan. Nuk mund ta ndjekë në gjithë këtë dimension, sepse nuk jam e zhytur në jetën shqiptare” thotë ajo, madje dukshëm me një lëvizje koke, kërkon të shprehë se as nuk do

Loading...