Gjatë ekspertizës së ditës së djeshme nga ana e policisë maqedone, janë konstatuar 12 aksidente rrugore, prej të cilave shtatë janë me pasojë të dëmeve materiale dhe po aq janë me lëndime trupore, nga të cilët dy shoferë të automjetit motorik, dy bashkudhëtarë, një këmbësorë dhe dy shofer tjetër.

Ka ndodhur edhe një aksident me pasojë të lëndimit të rëndë trupor në orën 11:30 minuta në rr. “Kemal Sejfulla” para udhëkryqit me rr. “Bosnje e Hercegovina” në të cilën kanë marrë pjesë një moped dhe një automjet motorik i udhëtarëve “golf” dhe dy automjete me targa të Shkupit, të drejtuar nga qytetarë të Shkupit. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka marrë shoferi i mopedit. Sot sektori për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup do të mbajë punëtori edukative në SHF “Partenie Zografski” e cila gjendet në rajonin e komunës së Kisela Vodës me nxënësit e klasës së dytë dhe të katërt.

Sot me fillim në orën 10:00 ish­ punëtorët e OHIS­it do të mbajnë protestë të qetë para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ndërsa me fillim në orën 13:00 në Arenën kombëtare “Filipi i Dytë i Maqedonisë” do të luhet ndeshja ndërkombëtare në futboll midis ekipeve të Republikës së Maqedonisë dhe Libanit. Me qëllim të zhvillim të papenguar dhe të sigurt të komunikacionin nga ana e policisë së trafikut do të merren masa të nevojshme për sigurim të komunikacionit, ndërsa në varësi të gjendjeve momentale edhe riorientim të komunikacionit.

Qeveria maqedonase ka rritur masat e gjobave dhe uljen e normave të shpejtësisë për shkak të aksidenteve të shumta në qytetin e Shkupit.

Loading...