Shkup, ambasada amerikane organizon panair të kolegjeve në SHBA

Me rastin e Javës Ndërkombëtare të Arsimit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Maqedoni organizon Panairin e katërt vjetor të kolegjeve amerikane.

Njëzet pjesëtarë të komunitetit të ambasadës, përfshirë edhe zëvendës ambasadorja Micaela Schweitzer-Bluhm, do të prezantojnë aspekte të ndryshme të përvojës në kolegjet amerikane dhe do të përgjigjen në pyetje për arsimin e lartë në Shtetet e Bashkuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këshilltarët e programit “EducationUSA” do të ofrojnë informacione rreth procesit për aplikim në universitete në SHBA, si dhe do të informojnë për shërbimet e “EducationUSA” në qendrat nëpër Maqedoni. Për më tepër, ndihmësi për çështje arsimore pranë ambasadës do të përgjigjet në pyetje rreth mundësive për bursa të qeverisë amerikane dhe programe për shkëmbim arsimor.

Ngjarja do të mbahet nesër, prej orës 17:00 deri në 19:00 në Qendrën Informative Kulturore – QIK në Shkup (përballë Soravia dhe qendrës tregtare të qytetit). Hyrja në Panairin e kolegjeve është pa pagesë.

Loading...