Dy makina në mëngjesin e sotëm janë përfshirë në flakë në Shkup.
Siç informon Brigada Zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit, në shuarjen e makinës së parë që është djegur në rrugën “Durmitorska” nr. 8a ka marrë pjesë një automjet zjarrfikës me katër zjarrfikës. Zjarri, nga i cili është shkaktuar dëm prej 150.000 denarë, ishte lokalizuar në periudhën prej orës 2.35 e deri në orën 3.35.
Makina e dytë ishte përfshirë në flakë në rrugën “Mirosllav Kërlezha” p.n në shuarjen e saj në periudhën prej orës 4.05 e deri në orën 5.10 të mëngjesit të sotëm, gjithashtu, ka marrë pjesë edhe një automjet zjarrfikës me katër zjarrfikës. Dëmi që është shkaktuar në zjarrin e dytë tani për tani është i pakonfirmuar.

Loading...