Dje në ora 15.35 në Shkup, në rrugën Jani Lukrovski ka ndodhur një aksident trafiku ku vetura e tipit “Opel Meriva” me targa nga Shkupi e drejtuar nga 34 vjeçari B.K. nga Shkupi e ka goditur 32 vjeçarin A.O. nga Shkupi, transmeton Almakos.

Në aksident është lënduar A.O. i cili me veturë është dërguar në spitalin e qytetit “Shën Naum Ohri” ku iu janë konstatuar lëndime të rënda.

Viktima është mbajtur në spital për observime të mëtutjeshme./Almakos/

Loading...