Ka humbur jetën një banor i kryeqytetit, në një aksident trafiku që ndodhi dje vonë pasdite në bulevardin “Koco Racin” në Shkup. Fatkeqësinë e shkaktoi drejtuesi i kamionit TAM me traga Shkupi, i cili e shkeli këmbësorin, tanimë të ndjerë.

Pas fatkeqësisë, këmbësori menjëherë është dërguar në Qendrën urgjente të Shkupit ku është konstatuar vdekja e tij, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)./Lajm

Loading...