Një fotografi e publikuar në rrjetet sociale gjatë pushimit i ka kushtuar shtrenjtë një banori nga Shkupi, të cilit i është hyrë dhe vjedhur banesa vetëm dy ditë pas është kuptuar se nuk është në shtëpi.

Nga policia thonë se mungesa e qytetarëve nëpër banesat e tyre gjatë verës u mundësojnë hajdutëve që të kryejnë vjedhje, dhe për këtë arsye numri i këtyre llojeve të veprave është në rritje, njofton Alsat-M.

“Statistikat tregojnë se shumica e veprave penale bëhen kur qytetarët nuk janë në shtëpitë e tyre, sidomos në periudhën verore, kur janë në pushime verore dhe të gjithë ata e postojnë nëpër rrjetet sociale, nganjëherë edhe me informacione shumë të detajuara”, tha Katerina Stojkova, inspektore nga sektori parandalimit nga SPB Shkup.

Loading...