Shkup, persona të maskuar grabisin bastoren sportive

Dy hajdutë të maskuar kanë grabitur bastoren sportive “Sport Life”, e cila gjendet në Rrugën “Tale Hristov” në Shkup.

Policia njoftoi se mbrëmë rreth orës 21:00, dy burra të maskuar të paidentifikuar të armatosur me një pistoletë, kryen grabitje, duke ushtruar presion mbi punonjësin , të cilit i morën rreth 30,000 denarë.

Sektori për Punë të Brendshme Shkup po ndërmerr masa për gjetjen e autorëve.

Loading...