SHKUP, U SHËNUA DYVJETORI I GRUSHTSHTETIT TË 15 KORRIKUT

Nën tingujt e himnit të Maqedonisë dhe atij të Turqisë dhe me ekspozitën e fotografive të ngjarjeve të 15 korrikut në Turqi, sot në Shkup u shënua dy vjetori i ngjarjeve të tentimit të grusht shtetit. Ngjarja komemorative u zhvillua në Shkup nën organizmimin e Ambasadës së Turqisë, Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Bashkëpunim (TIKA) dhe institutit Junuz Emre.

Ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tulin Erkal Kara, para të pranishmëve foli për këto ngjarje si dhe për organizatën terroriste FETO, si përgjegjëse për tentativën për grusht shtet. Ajo theksoi se Feto jo vetëm për Turqinë, por për të gjitha shtetet ku funksionon paraqet një kërcënim global.

TULIN ERKAL KARA, AMBASADORE E TURQISË NË SHKUP

“Me keqardhje duhet të them se FETO për fat të keq në Maqedoni nëpërmjet shkollave, mediave, kompanive i vazhdon aktivitetet e saja. Kjo organizatë terrorise, përveç mbrojtjes së qëllimeve të pabesa të saja, poashtu ka për qëllim që t’u bëjë dëm marëdhënieve mes Turqisë dhe Maqedonisë, të cilat janë në nivel të shkëlqyer. “

Ajo tha se Maqedonia ka qenë ndër vendet e para që menjëherë pas tentimit të grushtshetit është solidarizuar me Turqinë dhe se Turqia ka besim të plotë se Maqedonia nuk do ta lërë vetëm atë në luftën kundër organizatës terroriste FETO.

TULİN ERKAL KARA, AMBASADORE E TURQİSË NË SHKUP

“Kryeministri i nderuar Zoran Zaev, në kohën e 21 dhjetorit, ditës së mësimit turk, e theksoi mbështetjen për vendin tonë në luftën me Feton, me çka i vërtetoi lidhjet dhe miqësinë mes dy vendeve. Kontaktet e frytshme që kanë dalë si rezultat i vizitave të presidentit Ivanov dhe kryeministrit Zaev në vendin tonë, e kanë forcuar vullnetin për bashkëpunim të të dyja vendeve .

Ambasadorja turke tha se Turqia do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë e cila gjithashtu po kalon nëpër procese të rëndësishme. Në këtë ngjarje të pranishmit patën rastin të ndjekin edhe një dokumentar kushtuar pikërisht ngjarjeve të 15 korrikut të 2016-tës. Ajnur Bafqari /SHENJA/

Loading...