Një rast i tmerrshëm ka ndodhur në një fshat të Shkupit, njoftoni MPB. Meqë në këtë rast janë të involvuar dy fëmijë adoleshentë, policia nuk tregon fshatin ku ka ndodhur rasti. Por, sipas policisë, bëhet fjalë për tentim për dhunim të një vajze 15 vjeçare nga vëllai i saj 14 vjeçar, transmeton Gazeta Lajm.
“Më datë 28.08.2018 në ora 20 e 44 në Stacion policor në Shkup, V.P, ka denoncuar se në shtëpinë familjare të locuar në një fshat të Shkupit, djali i saj 14 vjeçar ka tentuar të kryejë marrëdhënie me vajzën e saj 15 vjeçare. Po ndërmerren masa për ndriçim të plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Loading...