FC Shkupi mundi Vëllazërimin me 4-1 në miqësoren e zhvilluar në stadiumin në Çair , si një parapërgatitje për sfidën e javës së 5-të të Ligës së Parë të Maqedonisë, ku do të përballet me Vardarin në transfertë. Pjesa e parë ishte e ekulibruar, ku dy skuadrat tentonin që të vendosin kontrollin e lojës dhe pronësimin e topit. Futbollistët vendas në elementin e fundit dominuan në tërësi, duke lejuar që skuadra mysafire të dërgojë vetëm 2 gjuajtja në 45 minutat e para. Pas rasteve të shumta para portës mysafire, Viktor Angelov hapi rezultatin me një vole pas asistimit të Veliut. Mirëpo epërsia nuk ishte jetëgjatë, pasi në anën tjetër , Vëllazërimi barazoi shifrat në 1-1 nga pika e bardhë. Në pjesën e dytë , trajneri Hajati Sojdash bëri disa ndrrime në skuadër , duke u dhënë mundësi të gjithë futbollistëve të grumbulluar, por edhe një pjesë të futbollistëve të moshave më të reja, të cilët ndalgadal po trokasin në dyert e ekipit të parë. Veliu solli epërsi për FC Shkupin, para se Viktor Angellov të shënojë golin e dytë në këtë përballje. Ndërkohë fare në fund , braziliani Serzhinjo shënoi golin e katërt në këtë përballje dhe të parin në fanellën e FC Shkupit.

 

Loading...