Opinione

Shkupi e përgjysmoi Bdi-në nga 20 në 10 deputetë

selia-bdi-1-1

Demokracia, pluralizmi, regjistrimi i partisë dhe pranimi i rregullave në Ventilator, nuk ia ndalojnë askujt për të adhur prej katundeve përtej Grupçinit në Shkup me gjetë dikendin (që vrapon për një post ose ia imponon si urdhër të kultit partiak) dhe me nxjerr kandidat për të parin e qytetit të Shkupit.

Kjo është në rregull, qoftë edhe kur e dini se shqiptarët janë pakicë në qytetin e Shkupit dhe nuk kanë gjasa në asnjë variant pa ndihmë (koalicion) me ndonjë parti të madhe maqedonase me fituar shqiptari ndonjëhrë postin e të parit për qytetin e Shkupit.

BESA, ALEANCA dhe PDSH-ja, në mungesë që të gjejnë gjuhë të përbashkët për ta fituar Komunën e Çairit, jo vetëm të parin, por edhe shumicën absolute të këshilltarëve, mundohen të na shesin broçkulla të nacionalizmit me kërthiza të preme në Ventilator se po luftojnë për Shkupin e shqiptarëve.

Me këtë logjikë, nëse nuk ndryshoni, vazhdoni të aplikoni standardet e dyfishta, kuptohet, me urdhra të SKELETIT, ju do të jeni humbës çdoherë në Shkup.

E sa për BDI-në dhe Ali Ahmetin, pikërisht ishin qytetarët e Shkupit (jopartiak) që e përgjysmuan nga 20 në 10 deputetë, e jo Ju, sepse ju garonit si qakojë të flladiteni në Ventilator.

Mos na nënçmoni, por nxjerrni kandidatë në Kërçovë, as mos tërhiqni kandidatë nga komunat tjera, por as mos kërkoni të tjerët të tërhiqen nga gara në Komunat e juaja.

Kjo është e vërteta. E di se ju dhemb shumë, sidomos atyre që i urrejnë të vërtetat dhe atyre që duan të jetojnë në botën e iluzioneve. E vërteta duhet të thuhet troç, nëse duam të marrim përgjegjësi të përbashkëta në të mirën e qytetarëve për shtet!/ Tim Shkupi

FB_IMG_1507578033756

To Top