Në terrenin e gjelbër të stadiumit “Filipi i Dytë”, FC Shkupi kishte përkrahjen maksimale nga tribunat, pasi “Shvercerët”, nga fillimi e deri në fund ishin mbështetja e madhe për futbollistët në terren. Mirëpo atje, të parët në “aksion” ishin vendasit , të cilët u kanosën përmes gjuajtjes së lirë, ndërsa goditja e Stjepanoviqit u ndal në duart e portierit Suat Zendeli. FC Shkupi riktheu goditjen në minutën e 8-të , kur Rron Broja gjuan nga 20 metra, por topi shkon skaj portës. Rabotniçki sjell kanosjen e radhës, ku Angelov godet nga 30 metra dhe topi godet murrin e gjallë, mirëpo topin e devijuar, me sukses, e ndalon Zendeli. Dhe në momente kur FC Shkupi filloi të stabilizojë lojën e vet, një gabim trashanik nga Rron Broja, i cili në vend që të asistojë deri te Muharem Bajrami, e drejton topin tek sulmuesi vendas, Angellov, që nuk e humb këtë “dhuratë” dhe e konverton në gol (1-0). Pas goli të pranuar, FC Shkupi kaloi në ofenzivë, ndërsa Alen Jasharoski drejton një predhë nga 30 metra, e cila shkon drejt në duart e portierit Bozhinovski. Në anën tjetër, “romantikët” prodhuan një kundërsulm të shpejtë, ndërsa braziliani Zhunior godet shtyllën. Deri në fund të pjesës së parë nuk kishte raste konkrete, pasi vendasit u koncetruan në mbrojtje dhe me kundërsulme dëshironin që të shënojnë golin e dytë.

Në pjesën e dytë ishte storje tjetër, pasi skuadra e FC Shkupi ishte e determinuar që të barazojë shifrat. Dhe kjo i shkoi për dore, që në aksionin e parë, në minutën e 50-të pas rivënies nga këndi. Topi vjen në 11 metra, ku Alen Jasharoski, me një goditje të fortë, shënon golin e barazimit dhe të 9-in në fanellën e FC Shkupit, në këtë sezon për 1:1. Mirëpo FC Shkupi nuk ndalet këtu dhe kërkoi edhe golin e dytë, kur Stojkoski godet nga 18 metra, ndërsa në vendin e duhur është portieri vendas Bozhinovski. Dhe në ato momente kur nxitej lufta e vërtetë për çdo top, në skenë del edhe arbitri Meçkarovski, i cili tregon disa vendime te çuditshme, por të gjitha në dëm të FC Shkupit. Në aksionin e radhës, Stojkoski godet nga 17 metra dhe mund portierin Bozhinovski, mirëpo topi shkon skaj portës. Në anën tjetër, zëvëndësuesi Xhofri Çinedu, në minutën e 82-të, prodhon një goditje befasuese, mirëpo Suat Zendeli me forcat e fundit e drejton topin në rivënie nga këndi. Vetëm dy minuta më vonë, ishim dëshmitar të një kundërsulmi të shpejtë në krahun e majtë, ku Shabani asiston në zonë, ndërsa Stojkoski, nuk arrin të prodhojë goditjen që jemi mësuar nga ai dhe humbet rasti ideal për golin e dytë. Deri në fund të ndeshjes kishim mundësi që të shohim edhe një rast të Çinedus, por topi shkoi lartë mbi portë. Në përgjithësi, një rezultat i drejtë duke parë dominim e skuadrave, në një pjesë të lojës. Sfida e radhës do të jetë përball Sileksit, në stadiumin në Çair, më 2 maj,

 

Loading...