Me rreth njëzet ngjarje kulturore në disa lokacione, Qyteti i Shkupit këtë javë do ta shënojë 55 vjetorin nga tërmeti katastrofal në vitin 1963.

Fillimi i manifestimit sot do të shënohet me kthimin e shkronjave nga porosia e Josip Broz Titos në anën lindore të Muzeut të Qytetit të Shkupit.

“Porosia e cila për një kohë të gjatë ishte dëshmitar i solidaritetit historik  që Shkupi e  fitoi nga bota pas tërmetit shkatërrues, dhe ishte  pjesë e njohur e pandashme e Muzeut dhe bërthamë e qytetit, sërish do të kthehet në vendin e saj. “Kjo ngjarje  simbolikisht e quajtur “Solidariteti kthehet  në vend”, do të ndiqet me aktivitete  në Muzeun e Qytetit të Shkupit”, kumtoi Qyteti i Shkupit.

“Shkupi Flet” për katër ditë do ta bashkojë artin figurativ, teatral, të filmit dhe atë multimedial dhe aktivizimin qytetar lidhur me konceptin e tërmetit, por edhe me historinë kulturore të metropolit.

“Rikonstruim i qetë i tërmetit”, performancë e Biljana Radinoska dhe “Shkupi ëndërron” , kolazh filmik i metrazhit të shkurtër të Dina Duma, janë vepra të artistëve tanë të rinj që do të jenë pjesë e ngjarjes kryesore më 25 korrik që do të mbahet  në Galerinë Grafiti në QTQ.

Pastaj do të vijojë koncerti  “Bisedë me kuptim” të Mammoth & Yashem,  pjesëmarrje e drejtpërdrejtë e Todor Karakolev dhe xhem seshën i mbyllur me muzikantë nga skena e re e Shkupit.

Muzeu i Qytetit të Shkupit, Galeria Grafit në QTQ, QIK, Muzeu i Artit Bashkëkohor, pllaja para QKM do të jenë vendet të cilat në këto katër ditë për shkupjanët do të ofrojnë ngjarje interesante të cilat mund të shihen në suaza të këtij manifestimi.

Organizata e grave të Qytetit të Shkupit do ta shënojë 55 vjetorin e  leximit poetik, ndërsa më 26 korrik me fillim në orën 5:17, koha kur ka ndodhur tërmeti, qytetarët do të përkujtohen  në ngjarjen tragjike me audioaksion  në pesë lokacione të ndryshme nëpër qytet, në organizim të Grupit të aksioneve artistike urbane dhe Qendrës për arte bashkëkohore.

Tradicionalisht do të mbahet edhe aksion për dhurimin e gjakut, ndërsa këshilli organizues do të vendos lule para përmendores të viktimave nga tërmeti në varrezat e qytetit në Butel.

Shoqata për angazhim vullnetar dhe edukativ në territorin e komunës së Gazi Babës do të organizojnë aksione pune në periudhën prej datës 23 deri më 28, si dhe program të pasur kulturor në kampin e aksionit në konviktin studentor “Stiv Naumov”.

Loading...