Edhe pse shorti në Nyon nxorri që Glazgow Rangers të luaj në Shkup kundër FC Shkupi, ka mundësi që të vij deri te ndryshimi i përballjeve. Kjo pasi tre skuadrat që përfaqësojnë Maqedoninë në Ligën e Europës duhet që ndeshjet e para t’i luajnë në terren mysafir, kurse ato të kthimit në fushë vendëse.

Shkupi, Vardari dhe Rabotnicki nuk mund që t’i luajnë ndeshjet në të njëjtën ditë, tani është e nevojshme një marrëveshje mes klubeve.
Nëse Rangers pranon të luaj si mysafir ndeshjen e parë, atrëherë kjo do të thotë se me 12 korrik Shkupi do të jetë nikoqirë i rivalit skocez. Nëse nuk pranon, atëherë mbetet që Vardari ose Rabotnciki të ndryshojnë orarin e UEFA-s.

Loading...