Shkupi i ndezi “motorët” për Ligën e Europës

Skuadra e FC Shkupi pas 20 majit, kur edhe ishte lëshuar në pushim të merituar, sot futbollistët futbollistët i janë përgjigjur thirrjes së parë të trajnerit Zekirija Ramadani, të cilët d të fillojnë një sezon edhe më të vështirë se ajo që kemi lënë pas. Shkupi pas 14 viteve u rikthehet garave evropiane.

Në thirrjen e parë të Ramadanit kishte edhe disa mungesa me arsye, ku futbollistët si Rron Broja, Basilio Ndong dhe Mariano Ondo kanë marrë edhe disa ditë pushim nga trajneri shkaku i ndeshjeve që kishin me përfaqësueset e tyre, ndërsa gjithashtu u është dhënë leje për pak më shumë pushime dhe Bllazhe Ilijoski, Bllagoja Ljamçevskit, Toni Tipuriçit dhe Stefan Vujçiçit.

Ditëve të para trajneri Ramadani nuk planifikon që të ngarkojë shumë ekipin, duke filluar me stërvitje të lehtë, që do të jetë edhe një uverturë për fazën e dytë.

Shkupi do të vazhdojë me stërvitje në Shkup deri në fund të muajit qershor, ku pritet që të ketë edhe ndonjë ndeshje kontrolluese, ndërsa pasi që të bëhet tërheqja e shortit do të mësohet edhe dita kur do të udhëtohet për në Turqi, ku edhe do të zhvillohet faza kryesore e përgatitjeve.

Para futbollistëve pasi që foli trajneri Ramadani, futbollistët i përgëzoi për punën e bërë pronari i klubit Shefshet Demiri, i cili edhe një herë potencoi se do të bëjë të pamundurën që të plotësojë të gjitha kërkesat e tyre, ndërsa nga ta pret që të përmbushin pritmërit si ndaj kryesisë dhe stafit, por edhe ndaj numrit të madh të tifozëve të Shkupit.

Në grumbullimin e parë ishte edhe përforcimi i ri Muarem Muarem, i cili sot u prezantua me ekipin, që për të nuk janë të huaj, por që nga dita e nesërme edhe ai do të jetë pjesë e stëvitjeve.

Loading...