Stacionet për matjen e cilësisë së ajrit në Shkup gjatë fundjavës dhe gjatë natës kanë regjistruar përqendrime të larta të PM10 të grimcave të cilat kanë arritur edhe mbi 300 mikrogramë në metër kub. Në Karposh, Butel, afër Rektoratit, Qendër dhe afër Milladinocit gjatë këtyre ditëve janë regjistruar përqendrime të larta, ndërsa ende nuk punojnë stacionet matëse në Lisiçe dhe Gazi Babë.

Edhe pse ndotja është mbi maksimalen e lejuar, masa për mbrojtje aktivizohen nëse në dy ditë të njëpasnjëshme ka përqendrime të mesme ditore që tejkalojnë 200 mikrogramë në metër kub në dy stacione matëse në Shkup.

Për shkak të përqendrimeve të larta të cilat janë të dëmshme për shëndetin dhe janë mbi 100 mikrogramë në metër kub, tani për tani janë vetëm rekomandimet që popullata të mos dalë pa nevojë, të shfrytëzohet transporti publik, automjetet të mos shfrytëzojnë pa nevojë të madhe, më shumë persona të voziten me një automjet në të njëjtën kohë, të mos shfrytëzohen për ngrohje mbeturina në hapësira, mbeturina nga druri të ngjyrosura dhe mobilie, polisterol. goma dhe çfarëdo qoftë material sintetik dhe në mënyrë të drejtë të shfrytëzohen stufat me dru.

Matjet e fundit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor tregojnë përqendrime në Shkup prej 105 deri 248 mikrogramë. Ndotje të ajrit sipas matjeve ka edhe në Tetovë prej 34, Kumanovë 142 dhe Strumicë 130 mikrogramë.

      

Loading...