Futbollisëtët e Shkupit kanë përjetuar disfatë minimale prej 1-0 në udhëtimi e tyre në Turnovë kundër Akademija Pandev, ndeshjen e javës së tretë në elitën e futbollit vendor. Është kjo humbja e parë në kampionat, pas dy barazimeve.

Goli i vetëm është shënuar në minutën e 21-t nga Dimov. Në vazhdim të lojës mysafirët nga Shkupi janë munduar të shënojnë gol, por nuk ia kanë dal, ku duhet vecuar rastet e Adem dhe Ilijoskit. Kujtojmë se në dhjetë minutat e fundit të takimit vendësit mbetën me një lojtar më pak në terren, por rezultati deri në fund nuk ndryshoi.

Pas kësaj humbje, Shkupi mbetet me dy pikë në renditje, kurse në javën e ardhshme, e pret derbi me Shkëndijën.

Loading...