Skuadra e FC Shkupi ndeshjen e saj të javës së dytë të kampionatit do ta luaj kundër Pobedës, të shtunën në Cair.

Ky duel ishte caktuar për të dielën, por me kërkesë të FFM-së, i njëjti është vendosur të luhet një ditë më herët, ora 17:00.

Shkupi ka pranuar kërkesën, kurse arsyeja ndryshimit të ditës së ndeshjes është për shkak të ndeshjeve të kupës së Maqedonisë, të cilat luhen të mërkurën.

Të shtunën do të luajnë edhe Rabotnucki e Sileksi (ora 20:00).

Shkupi në javën e parë barazoi me Sileksin në Kratovë (1-1), kurse Pobeda triumfoi ndsj Bellasicës 1-0.

Loading...