Shkupi me një lojtar më pak i rrëmben pikë Sileksit (Video)

Shkupi dhe Sileksi i kanë ndarë pikët në ndeshjen e tyre të zhvilluar në Kratovë, duke luajtur 1-1, në hapje të sezonit të ri në LPFM.
Të dy golat janë shënuar nga penalltitë. Parfait shënoi për vendësit në pjesën e parë (minuta e 34’), nga një penallti mjaftë e dyshimtë që e dha arbitri Meckarovski, kurse në pjesën e dytë barazoi 1-1 sulmuesi Ilijoski. Një rast të mirë për gol e pati Mbella, ishsulmuesi i Shkupit tani i Sileksit.

Hendikep për Shkupin ishte përjashtimi i Adem në minutën e 60-t, pas kartonit të dytë të verdhë, megjithatë mysafiër ia dolën të rrëmbejnë një pikë, pas penalltisë së Ilijoskit në minutën e 70-t.

Në javën e ardhshme Shkupi në terren të vet e pret Pobedën, kurse Sileksi i vjen në Shkup ekipit të Rabotnickit.

Rezultatet, java e parë
Sileks-Shkupi 1-1
Pobeda-Bellasica 1-0
A.Pandev-Makedonija GJP 2-1
Shkëndija-Vardar 2-2
Rabotnicki-Renova 3-4

 

Tabela: Renova 3, A.Pandev 3, Pobeda 3, Vardar 1, Shkupi 1, Shkëndija 1, Sileks1, Rabotnicki 0, Makedonija GJP 0, Bellasica 0 pikë.

 

Loading...