Shkupi, miqësore me Dritën e Gjilanit

Ekipi i FC Shkupit pasi dje ka zhvilluar dhe ndeshjen e parë kontrolluese, ku trajneri Ardian Nuhiu ka provuar skemat e para edhe me dy futbollistët e rinj të ardhur si përforcime gjatë afatit kalimtar të janarit, Bllagoja Ljamçevski dhe Bllazhe Ilijoski, sot ka lënë ekipin të lirë, që nesër përsëri të fillojë me përgatitjet, duke zhvilluar nga dy seanca stërvitore, ku pikërisht nesër pritet të grumbullohet edhe Rron Broja.

Shkupi të enjten do të ketë dhe një ndeshje tjetër kontrolluese, ndërsa për tu testuar është përzgjedhur skuadra e FC Dritës së Gjilanit, që në Superligën e Kosovës sezonin vjeshtor e mbylli në pozitën e tretë, me katër pikë më pak se kampioni vjeshtor Llapi.

Ndeshja në fjalë do të luhet të enjten (18.01.2018) me fillim në orë 13:30, në stadiumin me bari artificial në lagjen Gjorçe Petrov, ku pritet të debutojë në ndeshjen ndaj FC Dritës edhe kapiteni i reprezentacionit të Kosovë U21, Rron Broja.

Loading...