Shkupi përgatitet për derbin e madh kundër Vardarit

Pasi kanë përfunduar ndeshjet e kualifikimeve në kuadër të Ligës së Kombeve, skuadra e FC Shkupit tani më është pothuajse e kompletuar dhe nga sot kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e të dielës, kur në kuadër të javës së 5-të, do të luajë si mysafire ndaj Vardarit.

Me ekipin prej sot është rikthyer edhe Rron Broja, i cili ishte pjesë e përfaqësueses së Kosovës për ndeshjen U21 me Irlandën, ndërsa pritet që të arrijë edhe Basilio Ndong, i cili kishte angazhime me përfaqësuesen e Guineas Ekuatoriale.

Trajneri Hajati Sojdash me ndihmësit e tij tani më është duke planifikuar që të vendos taktikën me të cilën do ti kundërvihet skuadrës së Vardarit.

Të përkujtojmë se të dielën Shkupi luajti ndeshje kontrolluese ndaj ekipit të Vëllazërimit, që e fitoi me rezultat 4:1.

Ndeshja KF Vardari – FC Shkupi luhet të dielën me fillim në orën 15:30 në stadiumin “Telekom Arena” në Shkup.

Loading...