Shkupi pësoi humbje nga Glazgow Rangers, por kthehet krenarë nga Skocia

Skuadra e FC Shkupi ka pësuar humbje prej 2-0 kundër gjigandit skocez Glazgow Rangers në ndeshjen e parë të eliminatorëve në Ligën Europa. Edhe pse skocezët ishin favoritë i madh para ndeshjes, futbollistët e Shkupit nuk u dorëzuan, përkundrazi zhvilluan një lojë shumë të mirë, ndërsa deri në minutën e 90-t ishin duke humbur 1-0. Në minutën e fundit arbitri akordoi një penallti të dyshimtë dhe vendësit e konvertuan në gol për 2-0. Murphy në minutën e 23-të të pjesës së parë shënoi për 1-0, me të cilin gol skuadra e legjendës së Liverpoolit, Steven Gerrard kaloi në epërsi.

Dhe ky rezultat ishte deri në sekondat e fundit të takimit, kur arbitri pas një situate mjaftë të dyshimtë tregoi në pikën e bardhë. Tavernier ishte I sigurtë, duke shënuar rezultatin përfundimtar 2:0.

 

Ky rezultat ndoshta është i vështirë për Shkupin, për në ndeshjen e kthimit, por në bazë të lojës së treguar futbollistët e Shkupit nuk do të dorëzohen lehtë dhe do të përpiqen të bëjnë befasi kundër gjigandit skocez. Një është e sigurt se në Shkup nuk do të mungoj spektakli.

Loading...