Shkupi qyteti më i rrezikuar në Maqedoni nga kanceri

Kanceri – shkaktar i dytë i vdekjeve pas zemrës, rastet më të shpeshta në rajonin e Shkupit. Çdo vit vdesin më shumë se 3800 persona, prej të cilëve meshkujt janë viktimat në shumicën e rasteve dhe vdesin nga neoplazma malinjë, ndërsa femrat nga kanceri i gjirit. Këto janë të dhënat që sot u prezantuan nga Instituti i Shëndetit Publik me rastin e Ditës Botërore Kundër Karcinomeve. Sipas Drejtorit të Institutit të Shëndetit Publik, Shaban Memetit, duhen analizuar strategjitë për kontroll ndaj kancerit në mënyrë që i njëjti të prevenohet dhe trajtohet në fazë të hershme.

“Qëllimi ynë është që sa më pak njerëz të sëmuren nga kanceri, shumë njerëz që janë të sëmurë me sukses të trajtohen dhe të sigurojmë një cilësi më të mirë për të gjithë njerëzit që trajtohen me kancer për të vazhduar jetesën”,- tha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Shaban Memeti.

Në mjekësinë sekondare punohet në prezencën e karcinomeve andaj janë siguruar teste për skrining falas.

“Edhe këtë vit janë siguruar kontrolle falas për femrat nga 24 deri më 35 vjet të Pap testit, për grupmoshën nga 50 deri më 70 vjet test Fob pa pagesë dhe për meshkujt nga 50 deri më 55 vjet mundësi që falas të bëjnë PSA testin”,- u shpreh Elena Qosevska nga Sektori për prevencë të sëmundjeve malinje.

Një pjesë e rekomandimeve kyçe për prevencë janë investimi për kontrollin e karcinomeve dhe sigurimi i ambienteve të shëndosha të punës. Çdo vit në nivel botëror më shumë se 14 milion njerëz diagnostifikohen me kancer, në ndërkohë deri më 2013 të pritet që kjo shifër të rritet në 21 milion. /MTV2/

 

Loading...