Shkupi-Shkëndija, interesim i madh i futbolldashësve për derbin shqiptar

E diela në futbollin vendor është e rezervuar për super derbin shqiptarë midis FC Shkupit dhe Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”.

Janë këto dy nga skuadrat më të ndjekura në futbollin vendor me tifoz të shumtë që kanë pas vetes, ashtu që si çdo herë më parë, edhe sot interesimi për të ndjekur këtë përballje është shumë i madh. Kjo ka bërë që drejtuesit e FC Shkupit të hapin sportelin e biletave më herët se sa në përballjet e tjera.

Për gjithë ata të interesuar që dëshirojnë të jenë prezent në shkallët e stadiumit dhe të ndjekin derbin midis FC Shkupit dhe Shkëndijës, shitja e biletave do të nis nga ora 13:30 në sportelin para stadiumit në Çair, ndërsa çmimi i një bilete është vetëm 100 denarë.

Loading...