Shkupjani e bën gruan për spital

SPB Shkup me urdhër të prokurorisë Publike ka ngritur kallëzim penal kundër 38 vjeçarit M.I për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “shkaktim të lëndimeve trupore dhe dhunë të ushtruar në familje“, njofton Telegrafi.
Nga ana e prokurorisë publike i është caktuar paraburgim prej tetë ditëve. Ai me datë 4 nëntor ka adhur në shtëpi në gjendje të alkoolizuar dhe ka filluar ta rrah gruan me shqelma dhe grushta në kokë dhe trup, ku i ka shkaktuar plagë, e më pas ai e ka mbyllur derën dhe i ka thënë se do t’a vras nëse e paraqet rastin në polici.

Një ditë më pas ajo ka kërkuar edhe ndihmë mjekësore në spital ku edhe i është kryer edhe intervenim mjekësorë në fytyrë. Më pas me datë 5 nëntor i dyshuari është ftuar në polici ku edhe duhet të përballet para ligjit për dhunë të ushtruar në familje.

Loading...