Të mërkurën, shkupjani me iniciale A.A. (23) ka sulmuar një polic. Sipas policisë, shkak për sulmin ka qenë dënimi për vozitje të shpejtë, transmeton Gazeta Lajm.
“Më datë 25.07.2018 në ora 23 e 45 minuta, në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup është denoncuar se në bulevardin ‘Serbia’ disa policë duke kryer detyrë zyrtare – kontroll me radar, kanë ndaluar një veturë ‘Ford Fiesta’ me targa të Shkupit, e drejtuar nga A.A. (23) nga Shkupi. Pastaj, gjatë shqiptimit të dënimit për vozitje të shpejtë, ai ka filluar t’i kërcënojë, e në një moment e ka sulmuar policin. A.A. është arrestuar në stacion policor. Po ndërmerren masa për ndriçim të plotë t rastit”, njoftoi MPB.

Loading...