Një grua nga Shkupi me qëllim që të njihet me fatin dhe ta largoje të keqen është mashtruar nga një fallxhore, transmeton Almakos.

Një kalimtare e rastit i ka thënë se iu është bërë diçka keq dhe ia ka marr arin për ta dërguar në kishë.

Ashtu si informuan nga MPB-ja, dje V.S.(29) ka lajmëruar se ditën e njëjtë në ora 12.40 është mashtruar nga ana e një gruaje të panjohur.

Pasi që personi ka ardhur në oborrin e saj me qëllim që t`i shes rroba femrash, ka nisur që t`i flas edhe për jetën me V.S. se dikush i ka bërë punë të këqija dhe nëse dëshiron mund t`i largoje.

Pasi që viktima nga shtëpia ka marr stoli të ndryshme ari, e panjohura i ka vendosur në një tabaka me ujë dhe pastaj i ka thënë se arin duhet që ta dërgoje në Kishë dhe pastaj do t`ia ktheje.

Gruaja e panjohur e ka marr arin, e ka lëshuar vendin e ngjarjes dhe nuk është kthyer më.

Nga policia janë duke ndërmarr masa për zbardhjen e rastit.

Loading...