Shkupjani 46 vjeçar me iniciale R.T. ka njoftuar policinë se tani një javë ka humbur kontakt me bashkëshorten e tij 33 vjeçare. Sipas tij, bashkëshortja me iniciale A.T., me datë 27 korrik 2018 ka shkuar në Sllovaki për të punuar, por prej para një jave nuk mundet të kontaktojë me të në telefon, shkruan Gazeta Lajm.
“A.T. ka shkrua në Sllovaki për punë pas marrëveshjes paraprake përmes rrjeteve sociale. Denoncuesi deri më datë 01.10. (një tetor) ka mbajtur kontakt me bashkëshorten e tij, mirëpo më pas nuk mund të vendosë kontakt sepse numri i telefonit përmes të cilit kanë kontaktuar nuk është në funksion. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit”, njoftoi policia.

Loading...